Guximi Guxim
 
"Besimi, siguria dhe vendosmëria, të gërshetuara me guximin, menaxherit ia shtojnë forcën e kreativitetit dhe rendimentin e punës.” Zeki Bejtullahu 

Guximi është veti e cila menaxherin e bën të spikatur në funksionin e tij, ngase guximi dhe depërtueshmëria me vendosmëri pasqyrojnë arritjen e suksesit.
Administratori në saje të vetisë së guximit arrin t’i evitojë pengesat të cilat i dalin përpara, sado të mëdha që janë ato, vazhdimisht është syçelë dhe heton mundësinë e depërtimeve të ndryshme. Ai asnjëherë s’duhet të jetë i plogësht në punë, pa shpresë në realizimin e detyrave apo projekteve të ndryshme.. Dobësia e tij në vendimmarrje humbet rastet të shumta që rezultojnë në sukses. Le të jetë princip i çdo stafi i cili merret me përzgjedhjen e administratorëve të rinj, që përveç kushteve të tjera të parapara, të shikohet edhe guximi i tij që ka si individ, sepse s’ka dyshim se njeriu më i fortë është më me vlerë sesa ai i dobëti, edhe pse në të dy ka vlera, por kur merren parasysh tiparet e njëjta të tyre, atëherë epërsia bie tek i forti (guximtari).
Nuk do të thotë se administratori i fuqishëm ose guximtar të rrezikojë çdo herë, vend e pa vend; administratori i guximshëm rrezikon atëherë kur rreziku nuk është më i madh se dobia e veprimit. Kështu forca, trimëria, guximi dhe vendosmëria na paraqiten si cilësi që janë të pazëvendësueshme dhe tepër të nevojshme për çdo menaxher, njeri me post, punëdrejtues dhe lider; në saje të tyre largohen e pavërteta dhe e keqja, arrihet vendimmarrja e drejtë dhe e padyshimtë. 
Është e sigurt se e vërteta bëhet reale në saje të guximit. Shpeshherë nga frika se ndoshta mund të largohet nga pozita si pasojë e lajmërimit të ndonjë gabimi, korrupsioni, a diçka tjetër, administratori e përbin atë (frikën), në anën tjetër administratori i guximshëm nuk ia ka frikën denoncimit të dukurive negative që paraqiten në administratë, i denoncon ato tek organet përgjegjëse.
Ora
 
Voto !
 
A ju pelqeu forumi-islam ?
Shkerlqyeshem
Shum mire
Mire
Jo edhe Mire
pollcode.com free polls