
Në Dy Sahihat, nga hadithi i Abdullah ibën Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ku thotë:"Ka thënë Muhamedi, alejhi selam:'Me të vërtetë është një pemë, të cilës nuk i bien gjethet dhe e cila është si shembulli i muslimanit. Cila është ajo pemë, më tregoni?' Sahabët menduan për pemën e shkretëtirës, ndërsa unë mendoja për trungun e hurmës, porse u turpërova [ta thosha atë]. Pastaj thanë:'Na trego cila është, o i Dërguar i Allahut'. Tha:'Ajo është hurma'".
Besimtari dhe Hurma
Ky hadith na tregon për një nga argumentet (mrekullitë) e Allahut, në të cilën përmendet qartë ngjashmëritë e pemës se palmës (hurmës Arabe) me njeriun në përgjithësi. Kështu, tek ajo ndodhen lulet femra (thekrat) që kanë nevojë të pjalmohen dhe për këtë qëllim lulet mashkullore (pistilat), të cilat kryejnë pjalmimin, kryejnë te njëjtin funksion sikurse edhe tek njeriu.
Mirëpo, përngjasimi me besimtarin është edhe në shumë gjëra tjera, prej tyre:
E para: Përforcimi i hurmës në tokë dhe vendosmëria e saj në të. Ngjashëm, përforcimi i fjalës së mirë në zemrën e besimtarit.
E dyta: Hurma ka fryte të mira, të ëmbla, dhe në përgjithësi dobiprurëse. Ngjashëm, besimtari është i mirë në fjalë, i ëmbël në vepra, me erë të këndshme dhe dobiprurës për vetën dhe të tjerët.
E treta: Hurma është e veshur me petk çdo herë dhe nuk i bien gjethet as në stinën e verës, e as të dimrit. Ngjashëm, edhe muslimani është i veshur me petkun e sinqeritetit çdo herë, derisa t'i vjen vdekja.
E katërta: Mbledhja e fryteve të hurmës është e lehtë. Po kështu edhe besimtari është i thjeshtë dhe mirëkuptues sikurse deveja e ashpër, të cilës kur i kërkohet te bjerë në gjunjë, bëhet e butë dhe bindet.
E pesta: Fryti i hurmës është ndër frytet më të dobishme në botë. Ngjashëm, besimi e bën njeriun krijesën më të mirë, se me të ngrihet nga thellësia në kulmin e duhur.
E gjashta: Hurma është pema më e qëndrueshme ndaj erës së madhe dhe vërshimeve. Ngjashëm, besimtari është durimtar ndaj fatkeqësive dhe sprovave, dyshimeve dhe epsheve. Ai është si bjeshkët e larta.
E shtata: Hurma në përgjithësi është e dobishme - frytet e saj, degët e saj, trungu i saj. Ngjashëm, besimtari në përgjithësi është i dobishëm - fjala e tij, vepra e tij, shprehjet e tij, heshtja e tij, lëvizjet e tij, qetësia e tij. Kudo që të jetë, ai sjell dobi.
E teta: Sa më shumë që hurma të moshohet e të behët me e vjetër, asaj i shtohen mirësitë, i rregullohen më shumë frytet. Ngjashëm edhe besimtari, nëse i zgjatet jeta, i shtohen të mirat dhe i rregullohen veprat.
E nënta: Zemra e hurmës është nga zemrat më të mira dhe më të ëmbla. Ngjashëm, zemra e besimtarit është e pastër dhe shumë e qetë.
E dhjeta: Dobitë e saj nuk ndërpriten përnjëherë, asnjëherë. Ngjashëm, besimtari nuk i ndërpret punët e mira. Do të vazhdojnë të mirat dhe të këqijat e tij, të mbrojtura.
|
|
 |
|